Hoti premton një kod për të gjitha skemat pensionale
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka filluar punën në rishikimin e skemave sociale, një projekt i cili është dakorduar edhe me FMN-në, por për shkak se Qeveria është në detyrë dhe Kuvendi është i shpërbërë, duhet të pritet deri në krijim e Qeverisë së re, për të finalizuar këtë projekt.
Hoti theksoi se, në bazë të këtij projekti Kosova do të ketë një kod me të cilin do të rregullohen të gjitha skemat pensionale.
Këtë Hoti e bëri të ditur sot gjatë një takimi përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës, të udhëhequr nga Sylejman Meta./21Media