“37 përqind e qytetarëve të Kosovës kanë votuar në zgjedhje”

Shpend Emini nga Demokracia në Veprim raportoi për performancën e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës

Sipas tij parregullsitë janë vërejtur në shumë qendra të votimit në gjithë territorin e Kosovës. Sipas DnV, votimi i dyfishtë është vërejtur në 117 raste, me ç’rast prinë Peja dhe Gjakova.

“Komuna që prijnë me votime familjare janë Lipjani. Fotografimi 197 raste në 85 vendvotime ku prinë komuna e Mitrovicës. Publikimi i votës ka ndodhur në 67 raste ku më i shprehur ishte në komunën e Prishtinës. Asistimi i dyfishtë është vërejtur më së shumti në komunën e Suharekës. Komunat më problematike për evidentimin e emrave të votuesve ishte komuna e Mitrovicës”, tha Emini.

Siç tha ai, prej orës 12 deri në orën 18 është vërejtur prezenca e personave të paautorizuar në 19 vendvotime.

“Është bërë një arrestim i personit që ka fotografuar votën ndërsa në Komunën e Ferizajit një i moshuar ka kërkuar asistencë, ndërsa i është ofruar ndihmë nga një komisionar”,shtoi Emini.

Ai tha se në Komunën e Graçanicës një person ka tentuar të fotografojë votën por komisionari ia ka marrë ID dhe ia ka dhënë policisë.

Sa i përket asistimit, Emini u shpreh se në Gjilan, një person nga komuniteti serb ka asistuar pesë persona. Ndërsa, në Komunën e Malishevës vërehet prani e militantëve të PDK-Nisma të cilët kanë imponuar votën, shtoi ai.

Këto të dhëna janë marrë nga Komunat ku DnV ka pasur vëzhguesit e saj. Ndërsa si qyteti ku është pjesëmarrja më e madhe e votuesve është Prishtina me mbi 85 mijë votues ose 46 përqind.

Back to top button