Mustafa: Sondazhet të porositura, rezultati krejtësisht ndryshe

Mustafa ka mbajtur një konferencë për media

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se vullneti i qytetarëvë nuk mund të ndryshohet me sondazhe të ndryshme dhe se ata pranojnë vendimet e qytetarëve dhe jo sondazhet siç i quajti ai, të porositura.

Mustafa e ka quajtur të papërgjegjshëm një sondazh të Exit Poll-it të realizuar nga Klan Kosova, ku koalicioni PAN ka dalë fitues në zgjedhjet e sotme parlamentare, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje është radhitur forca e dytë në vend

Mustafa po ashtu tha se rezultatet do të jenë krejtësishtë ndryshe dhe se vullneti i qytetarëve nuk mund të ndryshohen nga një organizatë.

Në fund, Mustafa tha se koalicioni LDK-AKR-Alternativa janë duke i pritur me qetësi rezultatet e zgjedhjeve dhe se vetën ky koalicion e shikon  si të parin në këto zgjedhje./21Media

 

Back to top button