Kryeministri i Spanjës akuzon Qeverinë e Katalonisë

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka akuzuar për shantazh Qeverinë separatiste të Katalonisë.

Sipas tij, kërcënimet dhe shantazhet, të cilat katalonasit i kanë vendosur mbi tavolinë, janë të papranueshme, ngase ata po synojnë të shkatërrojnë Spanjën.

Rajoy reagoi pas shkrimit në gazetën El Pais, në të cilin u theksua se qeveria rajonale e Katalonisë është e gatshme të shpall pavarësinë, nëse Qeveria e Spanjës nuk lejon organizimin e referendumit për shkëputjen e këtij rajoni nga Spanja.

Qeveria e Katalonisë mohoi këtë pretendim dhe kumtoi se prioritet i saj është që të arrijë marrëveshjen me qeverinë në Madrid për organizimin e një referendumi të tillë.

Siç raportuan mediat ndërkombëtare, të afërta me qeverinë e Katalonisë, dokumenti për të cilin shkroi El Pais është një dokument paraprak, i hartuar para disa muajve, i cili mbetet vetëm një tekst në letër dhe asgjë tjetër./21Media

Back to top button