38 mijë banorë të Lipjanit do të mbesin pa ujë të enjten

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të enjten në Komunën e Lipjanit do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa stacione të pompimit, puse dhe objektin administrativ, në të njejtën kohë do të ndërprehet edhe furnizimi me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 11:00-15:00.
Sipas njoftimit në Komunën e Lipjanit, pa furnizim me energji elektrike mbesin:
▪︎Objekti Administrativ i ujësjellësit në Lipjan,
▪︎Stacioni i pompimit në Lipjan që furnizon me ujë të pijshëm Lipjanin dhe gjashtë fshatra( Jeta e Re, Grackë e vjetër, Suhadoll, Hallaq i Madh, Ruvc i Ri dhe Ruvc i Vjetër),
▪︎Stacioni i pompimit në fshatin Konjuh që, funizon 16 fshatra ( Gadime e Epërme ,Gadime e Ulët,Gllavicë, Marevc,Babush,Qallapek, Bujari, Banullë, Gllogovc, Janjeva, Teqe,Gushtericë e Epërme, Gushtericë e Ulët, Dobrotin ,Livagjë, Knjuh dhe në tërësi QMI-ja).
▪︎Stacioni i pompimit në fshatin Sllovi.
“Pa furnizim me ujë të pijshëm, për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike nga ana e KEDS, mbesin 10.500 konsumatorë ose 38.000 banorë të qytetit dhe fshatrave të komunës së Lipjanit”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button