Tërhoqi zvarrë qenin me veturë, gjobitet burri nga Vlora

Gjatë ditës janë publikuar pamje ku një burrë tërheq zvarrë me veturë një qen në rrugë.
Sipas videos, qeni shihet i lidhur në pjesën e pasme të automjetit.
Pamjet fillimisht janë publikuar nga ambientalisti Sazan Guri dhe më pas kanë bërë xhiron e rrjetit, bëjnë të ditur mediat lokale.
Pas këtyre pamjeve, Policia e Shtetit ka gjobitur 55 vjeçarin.
“Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Sh. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”. Gjithashtu, ky shtetas është ndëshkuar nga Policia Rrugore, me masë administrative 62.000 lekë të rinj, në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, për shkeljen e neneve 15, 191, 79 dhe 182”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button