“Sunny Hill” falënderon pjesëmarrësit: S’mund të jemi më mirënjohës

Të dielën është mbajtur nata e fundit e festivalit të muzikës “Sunny Hill”, në Prishtinë.
Pas përfundimit të festivalit, organizatorët përmes një postimi në faqen zyrtare në Instagram i kanë falënderuar të gjithë personat që kanë marrë pjesë në Festivalin e këtij viti.

“Të dashur miq të Sunny Hill, kalimi i katër lindjeve të diellit së bashku ka qenë i jashtëzakonshëm! Në rrugëtimin tonë drejt bërjes së këtij festivali, ne nuk mund të jemi më mirënjohës për gjithë dashurinë dhe emocionin tuaj që u ndje në ajër. Sunny Hill Festival është shtëpia jonë e përbashkët. Vend lirie dhe bashkimi. FALEMINDERIT që realizuat ëndrrën tonë të përbashkët!”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të “Sunny Hill” në Instagram.

“Sunny Hill” nisi të enjten më 4 gusht dhe mbaroi të dielen më 7 gusht./21Media

Back to top button