39 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit, nga realizimi i 4 mijë e  986 testimeve, janë regjistruar 1 mijë e 493 raste të reja me COVID-19.
Nga rastet e reja, 191 pacientë janë infektuar për të dytën herë dhe një për të tretën herë.
Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar edhe 2 mijë e 652 të shëruar dhe 31 viktima.
Në mënyrë shtesë, në Regjistrin për persona të vdekur nga COVID-19 janë regjistruar edhe 8 viktima.
Raste aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut janë 12 mijë e 764./TV21

Back to top button