4 policë të lënduar nga incidenti në ndeshjen Prishtina – Trepça

Katër policë kanë mbetur të lënduar sonte gjatë incidentit në ndeshjen e basketbollit Prishtina- Trepça.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se nga ana e tifozëve, deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.
“Sot rreth orës 18:00, në Pallatin e Rinisë, gjatë një ndeshje basketbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast kanë lënduar 4 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës. Nga ana e tifozëve, deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar. Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për identifikimin dhe arrestimin e peronave të dyshuar për veprat Sulm ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ka thënë Ahmeti.
Kujtojmë se, Sigal Prishtina e ka fituar Superkupën e Kosovës për vitin 2022 pasi në finale e ka mposhtur Trepçën me rezultat 73-54./21Media

Back to top button