Shefi i EULEX-it e shpërndan deklaratën e ministres gjermane për ngjarjet në veri

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, pajtohet me deklaratën e ministres së Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, që ka thënë se Kosova ka ulur tensionet në veri duke i shtyrë zgjedhjet lokale, ndërkaq Serbia po e bën të kundërtën.
“Kosova uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën. Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm. Kështu janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX-it. E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga BE-ja”, ka shkruar Baerbock në Twitter, shkrim të cilin e ka shpërndarë në profilin e tij Wigemark.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock sot ka reaguar për situatën e krijuar në veri.
Në një postim në Twitter, Baerbock tha se Kosova i uli tensionet duke i shtyrë zgjedhjet lokale, ndërsa shtoi se retorika nga Serbia po e bën të kundërtën./21Media

Back to top button