4 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 466 mostra të testuara janë regjistruar 4 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.665.
Në total numri i rasteve aktive është 347.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.083 doza të vaksinës. Deri më sot 822.338 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button