4 viktima nga Covid-19 dhe 444 raste të reja në Shqipëri
Në 24 orët e fundit janë kryer 2680 testime në Shqipëri, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 444 qytetarë.
Në Shqipëri aktualisht janë 7 mijë e 32 raste aktive me COVID-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 4 qytetarë: një qytetare nga Puka 67 vjeçe, një qytetar nga Patosi 73 vjeç, një qytetare nga Lushnja 79 vjeçe, një qytetar nga Lezha 82 vjeç.
Janë shëruar 315 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,790 që nga fillimi i epidemisë./oranews
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?