4 viktima nga Covid-19 dhe 75 raste të reja

 

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga Covid-19 kanë vdekur katër persona, numri total i viktimave deri tani është 2.191.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR,  si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.312 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 75 raste pozitive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (76 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (48 vjeç), Prishtinë 1 rast (79 vjeç).

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit, janë shëruar 546 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.012 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.508./21Media

Back to top button