4 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

 

Katër persona kanë vdekur dhe 30 raste të reja të infektimit me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Siç bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë këtyre orëve janë shëruar 952 qytetarë duke çuar numrin e të shëruarve në 118 mijë e 41 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, gjashtë janë në terapi intensive dhe katër janë të intubuar./21Media

Back to top button