4 viktima nga Covid-19 në Shqipëri
Katër viktima dhe 301 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Gjithashtu, janë regjistruar 5474 pacientë aktiv me koronavirus në nivel vendi.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 125 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 463 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,298 që nga fillimi i pandemisë./oranews