Halil Kastrati nderohet me çmimin “Qytetar Nderi” në Lezhë
Humanistit shqiptar, Halil Kastratit sot i është ndarë çmimi “Qytetar Nderi”, nga Bashkia e Lezhës.
“Bashkia e Lezhës sot në një ceremoni madhështore më ndau çmimin “Qytetar Nderi”. Faleminderit kryetar i Bashkisë së Lezhës. Ky çmim është privilegj, por dhe përgjegjësi për mua, që sikurse deri sot, të vazhdoj edhe mëtutje misionin e nisur 12 vjet më parë.”, ka shkruar Kastrati në Facebook.
Halil Kastrati është themelues dhe drejtues i Shoqatës së Bamirësisë “Jetimat e Ballkanit”, përmes së cilës ka bërë me shtëpi shumë familje pa kulm mbi kokë, në Kosovë dhe më gjerë./21Media