Kush janë aktorët që mund ta zëvendësojnë Craig në rolin e 007?

Pasi aktori amerikan, Daniel Craig bëri të ditur se për herë të fundit në rolin e James Bond:007 do të shfaqet në filmin aksion/aventurë “No Time to Die”, e gjithë vëmendja është të producentja Barbara Broccoli, kush do të jetë 007 i ardhshëm?
Broccoli tha se duhet të presim deri në vitin 2022 për ta kuptuar këtë.
Mirëpo, deri më tani janë dhënë disa emra, të cilët mund të marrin rolin e James Bond.
Rege-Jean Page, Daniel Kaluuya, Dev Patel, Tom Hardy, Henry Cavill, Idris Elba, Cillian Murphy, Sam Heughan, Richard Madden janë vetëm disa nga emrat të cilët mund ta luajnë rolin që Craig “e dorëzoi”.
Një listë me plotë 17 emra dhe ndoshta më shumë janë të shënuar dhe shihen si aktorët adekuatë për ta zëvendësuar Craig në rolin e 007.
Deri më tani, nuk ka diçka të konfirmuar, mirëpo Tom Hardy duket se do i përshtatej më së shumti këtij roli, sipas mediave të huaja.
Kujtojmë se, jo shumë kohë më parë Craig bëri të ditur lajmin se paraqitja e tij e fundit si James Bond:007 do të jetë në filmin “No Time to Die”./21Media

Back to top button