40 mijë euro për projektet e të rinjve

Projektet u përkrahen nga 230 mbështetës financiar

Gjatë projekte të të rinjve janë përkrahur me 40 mijë euro, nga platforma e parë e realizuar në Kosovës “Kosova Ideas”, ku qëllim kryesorë ishte nxitja për të punuar në Kosovë.

Projektet janë publikuar më 28 mars, ndërsa, më 12 maj është përmbyllur afati. Gjatë projektet e të rinjve u përkrahen nga 230 mbështetës financiar.

Bashkëthemeluesit e kësaj platforme ishin Georg Fankhauser, Vllaznim Xhiha dhe Mentor Sahiti. Koordinatorja e projektit, Diana Nokaj, duke dhënë detaje për platformën, ka thënë se ka dal të jetë shumë e suksesshme.

“Një projekt, një kampanjë në Kosova Ideas i ka në dispozicion 45 ditë për me arrit synimin ose qëllimin që kërkon dhe kushti kryesor është që brenda 15 ditëve t’ia arrij 35 %, në qoftë se nuk i arrin 35 % parat që janë mbledhur i kthehen mbështetësve dhe në këtë rast kampanja hiqet nga platforma. Përveç atyre 6 projekteve që kanë qenë shumë të suksesshme, ditëve të fundit janë publikuar edhe 3 projekte të tjera, janë projekte sensibilizuese, sidomos projekti i parë që ka të bëjë me trajnimin e qenve endacak ose projektet tjera kulturore” , tha ajo.

Sipas koordinatores të gjithë ata që janë të interesuar të marrin udhëzime mund të drejtohen në Gjakovë.

Fituese e projektit “Kampi Veror”, për fuqizimin e rinisë, Mjellma Doli, tha se ishte një platformë e re dhe shumë e nevojshme për Kosovën. Bashkëthemelues i platformës Kosova Ideas, Mentor Sahiti, i cili ndjehet mjaft i kënaqur me arritjen e deri tashme të kësaj kampanje.

“Sot e përfunduam platformën pas një pune fillestare iniciale, ku 6 projektet e para të cilat kanë marrë pjesë dhe kanë filluar në këtë platformë kanë përfunduar ciklin e mbështetjes me sukses të plotë, pra 6 projekte shumë të rëndësishme dhe shumë të mrekullueshme, shumë interesant për nga natyra dhe aktiviteti i tyre kanë arrit mbështetjen e plotë, vlerën në shumat dhe aktivitetet që i kanë planifikuar dhe kjo brenda 45 ditëve. Mbështetja e këtyre kampanjave ka ardhur nga e gjithë bota, kjo është ajo e posaçmja, e veçanta e platformave croëdfunding, pra mblodhën grupe të interesit të përbashkët njerëz të qëllimit dhe vullnetit të mirë të cilët me mundësitë që i kanë, varësisht prej interesimit të tyre mund të mbështesin kampanjën me një vlerë 5 euro apo në lartësi pa kufi”, tha ai.

Kosova Ideas veç sa ka filluar, ku pjesa më e vështirë ka qenë fillimi për tu vetëdijesuar të gjithë grupet e interesit.

 

Back to top button