40 policë kanë dhënë dorëheqje, shkak kushtet e punës

Policët e Kosovës tash e rreth katër muaj nuk kanë marrë shtesat për rrezikshmërinë në punën, ndonëse i ekspozohen rrezikut vazhdimisht.

Pas tensioneve në veri të vendit policët e njësisë speciale janë angazhuar me orar 12 orësh, por ata nuk po përkrahen financiarisht nga Qeveria e Kosovës.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj për RTV21 thotë se qeveria ka gabuar me mos ekzekutim të shtesave për rrezikshmëri.

“Policia e Kosovës me vendim të drejtorit të përgjithshëm angazhohet për orarë 12 orësh, dërsa për nevoja operacionale dhe kur janë kushtet ekstreme dhe policët vazhdojnë të punojnë më shumë për arsyeje të pamundësisë që të ndërrohen, ndërsa qështja e rrezikshmërisë duhet të paguhen të gjithë policisë së Kosovës, dhe mendoj se qeveria po gabon rëndë pse nuk kanë dalur këto shtesa”.

Mos pagesa e rrezikshmërisë, i ka demotivuar jashtë mase policët, thotë kryesindikalisti i Policisë, Imer Zeqiri.
Imer Zeqiri- Kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

“Shtesa për rrezikshmërinë nuk është paguar dhe kjo definitivisht ka kaluar çdo limit të durimit dhe të pakënaqësisë në policinë e Kosovës, për arsyeje se vetëm kaluan katër muaj dhe shtesa për rrezikshmërinë nuk është ekzekutuar e që kjo shtesë herave të kaluara është ekzekutuar rregullisht po më duket është mos një mos vlerësim i punës së policisë së Kosovës”.

Sipas kryesindikalistit Zeqiri, deri tani kanë dhënë dorëheqje 40 zyrtarë policorë, për shkak të pakënaqësive me kushtet e punës.

“Pakënaqësia dhe demotivimi te policët është duke u rritur këtë janë duke e shprehur në mënyrë individuale duke dhënë dorëheqje vullnetare, 40 prej tyre kanë dhënë deri më tani dorëheqje pas pakënaqësive sidomos për mos ekzekutim të shtesave, nëse policia kërkon të bëjmë protest do të bëjmë”.

Njohjësi i sigurisë, Fatmir Qollakaj tha se qeveria duhet ta kthejë vëmendjen kah e të policisë së Kosovës.

“Pa kushte elementare, pa paisje të nevojshme pa garderobë dhe financiare që ju garanton atyre një jetë nuk mund të pritet një gatishmëri koherente epse demotivohen me faktin se qeveria e Kosovës nu ki ka kushtuar kujdes të nevojshëm, jo vetëm kjo qeveri por edhe të tjerat”.

Një ditë më parë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha gjatë raportimit në komisionin për siguri, tha se është në dijeni për pakënaqëstë e zyrtarëve policorë dhe paralajmëroi se në fund të këtij muaji do të dalin pagesat për rrezikshmërinë./21Media

Back to top button