Fillon PriDox, java e filmit dokumentar

Programi i mirënjohur i filmave dokumentarë, si kategori e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, u hap mbrëmë nga Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku dhe Fatos Berisha, drejtor i festivalit.

Të gjithë filmat do të shfaqen premierë në Kosovë, ndërsa disa nga ta janë shfaqur në festivalet më të mëdha botërore si Toronto dhe Berlinale.

Të kuruar me kujdes nga Alush Gashi, filmat mund t’i ndiqni çdo natë nga ora 20:00 në Kino Armata deri me 10 qershor./21Media

Back to top button