40 të rinj pjesë e trajnimit nismëtar të Akademisë së Liderëve të Rinj nga OJQ “TOKA”

40 të rinj, nga 10 komuna të ndryshme të Kosovës janë pjesë e trajnimit nismëtar të Akademisë së Liderëve të Rinj, nga OJQ “TOKA”.
Në njërën nga ditët e trajnimit ata prezantuan idetë e tyre para Ministrit të Rinisë, Hajrulla Çeku.
Këta të rinj të Republikës së Kosovës patën mundësi të prezantojnë projektet e tyre, planin e avokimit mbi një kauzë e cila është në interes të shoqërisë, ndërsa me Ministrin Çeku diskutuan për rëndësinë e punës vullnetare.
Liderët e Rinj po trajnohen për të shënuar për herë të parë në Kosovë, Ditën e Solidaritetit, në qershor të vitit 2023./21Media

Back to top button