40-vjeçarja nga Kosova dërgohet në urgjencë pas rrezikut për t’u mbytur në Shëngjin

Një pushuese rreth moshës 40 vjeçare nga Kosova ka rrezikuar jetën mesditën e sotme në zonën e Kune Vainit.

Siç raportojnë mediat nga Shqipria 40-vjeçarja është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore dhe po mbahet nën kontroll për shkak se kishte konsumuar shumë ujë.

 

Brenda kësaj jave është rasti i tretë ku pushues nga Kosova rrezikojnë të mbyten në bregdetin e Shëngjinit.

Back to top button