400 raste aktive me koronavirus në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 400.
Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1 mijë e 498 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 605./21Media

Back to top button