403 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID

Policia e Kosovës ka shqiptuar 403 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat kundër COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 953 tiketa trafiku për qytetarët që shkelën rregullat në komunikacion.
Gjatë këtyre orëve, Policia ka arrestuar 19 persona, 10 janë dërguar në mbajtje, një në ndalim policor, kurse 2 në vuajtje të dënimit.
Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet, por 36 aksidente me të lënduar dhe 43 aksidente me dëme materiale./21Media
 
 

Back to top button