415 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se raste aktive me COVID-19 në Kosovë janë 415.
Gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 19 raste të reja me Covid-19 nga testimi i 723 mostrave.
Ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sipas të dhënave të IKSHPK-së, sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.470.
Sa i përket administrimit të vaksinave në këtë përiudhë janë dhënë 126 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.885 doza të vaksinës.
E me dy doza deri më sot janë vaksinuar 821.946 qytetarë.
Ndërsa, janë dhënë 101.385 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media

Back to top button