OSBE-ja ndërpret misionin tetëvjeçar të monitorimit në Ukrainë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila ka mbajtur një mision vëzhgues në Ukrainën lindore për vite me radhë, njoftoi dje se do t’i duhet t’i jepte fund vendosjes afatgjate atje.
Moska një nga anëtarët e grupit vuri veton ndaj një zgjatjeje të misionit, transmeton rtv21.tv.
“Ky nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë… por pozicioni i Federatës Ruse nuk na la zgjidhje tjetër veçse të ndërmarrim hapa për mbylljen e misionit”, tha kryetari i OSBE-së dhe ministri i jashtëm i Polonisë Zbigniew Rau.
“Misioni luajti një rol vendimtar në ofrimin e informacionit objektiv në terren, duke lehtësuar armëpushimet dhe duke punuar për të lehtësuar efektet e konfliktit mbi popullatën civile”.
Misioni Special i Monitorimit i OSBE-së në Ukrainë ishte vendosur që nga viti 2014 kur shpërtheu konflikti për herë të parë midis trupave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia. OSBE-ja ishte e vetmja organizatë ndërkombëtare që ndoqi drejtpërdrejt konfliktin./21Media

Back to top button