Zelensky: Rusia sulmon Kievin me qëllim poshtërimin e OKB-së

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha dje se sulmet ruse që goditën një lagje të banuar në Kiev ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres po e vizitonte ishte një përpjekje për të “poshtëruar” trupin global, transmeton rtv21.tv.
“Sot (e enjte), menjëherë pas përfundimit të bisedimeve tona në Kiev, raketat ruse fluturuan në qytet. Pesë raketa. Dhe kjo thotë shumë… për përpjekjet e udhëheqjes ruse për të poshtëruar OKB-në dhe gjithçka që përfaqëson organizata”, tha Zelensky, duke shtuar se kërkonte “një reagim përkatësisht të fuqishëm”./21Media

Back to top button