42 pacientë me oksigjenoterapi nëpër spitalet e Kosovës

Në Klinikat COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet e përgjithshme janë në trajtim 81 pacientë me COVID-19. 51 prej tyre siç njofton Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 dhe 30 të tjerë me post-COVID-19.
42 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa një është në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 19 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 6 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë.
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë ka shkuar në 5 mijë e 118. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar edhe 728 raste të reja me koronavirus./21Media

Back to top button