423 qytetarë u vaksinuan gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 423 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 819 mijë e 463 doza të vaksinës antiCovid.
Ministria e Shëndetësisë tutje ka njoftuar se deri më sot 819 mijë e 198 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 99 mijë e 158 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar edhe 36 raste të reja me COVID-19. Siç bëhet e ditur në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka viktima, ndërsa janë shëruar edhe 48 persona./21Media

Back to top button