Zelensky: Nëse nuk e ndalni Rusinë, agresorët tjerë në botë do të fillojnë luftëra tjera

 
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje që të ndalet Rusia.
Sipas tij nëse nuk bëhet një gjë e tillë tani, atëherë agresorët tjerë do nisin luftëra tjera.
“Nëse Rusia nuk ndalet tani, dhe nuk ndëshkohet, agresorët e tjerë në botë do të fillojnë luftëra të tjera në rajone të ndryshme të botës, në kontinente të ndryshme, ngado ku një shtet ëndërron të pushtojë fqinjët e tij”, ka shkruar presidenti ukrainas në një postim në Facebook.
Ai postimit i ka bashkangjitur disa fotografi nga shkatërrimet që janë bërë në Ukrainë si pasojë e luftës./21Media

Back to top button