Gazeta “Die Presse” për planin e dështuar ushtarak në Turqi

Qeveria turke ka pasur njohuri për puçin, nuk e ka parandaluar?

Nëse mund ti besohet Qeverisë së Turqisë, çdo gjë është e qartë: tentim puçi i dështuar ushtarak në korrik të vitit të kaluar është ndërmarrë me urdhër të klerikut në mërgim, Fetullah Gylen, por plani i tij u pamundësua, për shkak të rezistencës së vendosur të presidentit Rexhep  Erdogan dhe numrit të madh të qytetarëve turqë. Por gati një vit pas puçit më 15 korrik, në sipërfaqe kanë filluar të dalin pyetje të reja, shkroi gazeta austriake, Die Presse, shkruan rtv21.tv

Dëshmitë e agjentëve të inteligjencës dhe të puçistëve të dyshuar lënë të kuptojnë se Qeveria në Ankara ka pasur njohuri për planet për puç, por nuk ka ndërmarrë masa për të parandaluar tentimin për përmbysjen e pushtetit. Ish-gjenerali turk, Erhan Kaha, është i bindur se atë mbrëmje në Turqi nuk ka ndodhur asgjë pa njohurinë e qeverisë turke. Megjithatë, është akuzuar për pjesëmarrje në puç dhe deklarata e tij po vlerësohet si një përpjekje për të mbrojtur vetën. Por mediat turke kanë cituar edhe një të dyshuar tjerë për përfshirje në puç, i cili shtroi pyetjen se pse nuk janë publikuar rezultatet e analizave balistike të municionit, për të cilin thuhet se është përdorur nga puçistët. Ai thotë se dy e treta e ushtarëve të përfshirë në puç kanë qenë ushtarë të ri, të cilët nuk kanë qenë të pajisur me municion të vërtetë, prandaj shtrohet pyetje se kush ka hapur zjarr, shkroi Die Presse.

Majkëll Rubin, nga Instituti i Ndërmarrësve Amerikane, theksoi se sipas versionit zyrtar, një njësi nën komandën e puçistëve atë mbrëmje ka fluturuar me helikopter drejtë Marmarasë, për të arrestuar Erdoanin. Ai me këtë rast pyeti se pse autoritetet nuk ndaluan ngritjen e helikopterit, pasi që në momentin kur u nis helikopteri, vendimi për ndalim-fluturim kishte hyrë në fuqi. Siç dihet, njësia kishte shkuar në Marmara, pasi që Erdogan ishte larguar nga aty.

As shërbimët perëndimore të inteligjencës nuk po e pranojnë versionin e ngjarjeve, të shpalosur nga qeveria e Erdoanit. Shefi i shërbimit gjerman të inteligjencës Be En De, Bruno Kal, e cilësoi puçin si një shkas të mirëseardhur për Erdoanin, me qëllim që ai të fillonte aksionin kundër rivalëve të tij të brendshëm politik. Kal tha se përpjekjet e Ankarasë për të bindur perëndimin se prapa puçit qëndron lëvizja e Gylenit nuk janë aspak bindëse./21Media

Back to top button