428 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive në nivel vendi është 428.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë është 224.431, ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 3,138 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 62 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa, MSH ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.458 doza të vaksinës./21Media

Back to top button