Parashikimi i motit në Kosovë për sot e nesër

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira kohë pas kohe.
Të enjten(nesër 28 prill) parashihen reshje shiu në disa vende në Kosovë dhe shkarkime rrufesh, sipas IHMK-së.
“Parashihen reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh (ditën e enjte), ndërsa të mërkurën parashihen rreze dielli dhe temperatura të larta. Indeksi UV do të shënoj vlera të rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi, që nga ora 9-17 mundësisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet direkte të diellit ose të bartim masa mbrojtëse (vlen vetëm për ditën e mërkurë)”, thuhet në njoftimin e Institutit.
IHMK shtoi se temperaturat do të lëvizin minimalja midis 3-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalja midis 13-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes. Kushtet agrometeorologjike mbeten të mira, falë këtyre temperaturave dhe reshjeve të cilat u regjistruan në këto dy dekada të muajit prill, njofton IHMK./21Media

Back to top button