43 persona pësojnë lëndime si pasojë e tornados që goditi Gjermaninë

43 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një tornado që goditi disa qytete në Gjermaninë perëndimore.
Kështu është bërë e ditur nga Policia, të cilët thanë se tornado hoqi çatitë dhe mbeturinat u shpërndanë për kilometra të tëra.
Ndërkaq, 1o persona kanë lëndime të rënda dhe jeta e një gruaje është në rrezik, krahas kësaj një burrë 38 vjeçar vdiq nga stuhitë e forta të premten, shkruan BBC.
Policia postoi imazhe që tregonin pemë të prera ose të ndara në gjysmë dhe çati të zhveshura nga pllaka./21Media

Back to top button