OBSH thotë se rastet e lisë së majmunëve mund të rriten në muajt e verës

Më shumë se 80 raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në të paktën 12 vende.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se mund të ketë rritje të rasteve me virusin e rrallë,  lija e majmunëve, për shkak organizimit më të madh të festave në muajt e verës.
”Teksa hyjmë në periudhën e verës në rajonin evropian, me festa masive, festivale dhe ndenja të ndryshme, jam i shqetësuar se përhapja për mund të rritet ndonëse rastet e identifikuara tani janë në mesin e atyre që janë përfshirë në aktivitet seksual dhe simptomat janë të panjohura për shumë njerëz”, ka thënë drejtori i OBSH-ë për Evropën, Hans Kluge përmes një deklarate.
Më shumë se 100 raste të infeksionit viral janë konfirmuar në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Portugali, Spanjë, Suedi, Holandë dhe Britani.
Disa raste janë identifikuar edhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi.
Lija e majmunëve është më e zakonshme në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.
Është një infeksion i rrallë viral, i cili zakonisht është i butë dhe nga i cili shumica e njerëzve shërohen brenda disa javësh, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, përcjell rtv21.tv
Rasti i parë i sëmundjes në Mbretërinë e Bashkuar u raportua më 7 maj. Pacienti kohët e fundit kishte udhëtuar në Nigeri, ku besohet se ishte infektuar me virusin përpara se të udhëtonte në Angli, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.
Tani ka 20 raste të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar, tha të premten Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid./21Media

Back to top button