”Sa ja vlen ta VOTONI tipin e deputetit REBEL?”

Sipas Fadil Malokut ekzistojnë disa arsye për votimin e deputetit rebel

Sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku në vazhdën e shkrimeve të tij për votimin e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës, kësaj radhe ka shkruar për një tip tjetër të deputetit.

Ai përmes një postimi ka shkruar për tipin e deputetit rebel, duke rënditur edhe arsyet për votimin-apo mos votimin e tij, me ç’rast ka parqitur edhe tri arsye të forta.

”1.Ky tip kur posedon; dije (shkollim) menaxhuese dhe guxim për ta shfaqur të vërtetën din të bëjë çudira edhe kur mbetet i vetmuar në propozimet dhe iniciativat e tija parlamentare!

2.I njejti, nuk bë koncesione asnjëherë me kauzat sociale e ato kombëtare! Ai në parlamentin tonë, do jet gjithënjë një zë alternativ i të papunëve dhe të varfërve!

3.Ky tip deputeti në ish Parlamentin e Kosovës, reflektonte kryesisht kodin e refuzimit të cfardo vendimeve, pa marr parasysh qëllimin dhe shkakun e imponuar nga grupet e ndryshme parlamentare në legjislativ! KËSHILLË: Votoni këtë tip deputeti, se keni tri arsye, të forta; shtimin e SOVRANITETIT të munguar; ngritjen PAVARËSISË politike; konsolidimin e DEMOKRACISË sociale!”, ka shkruar Maloku në facebook./21Media

Back to top button