46 persona u gjetën të vdekur në një kamion të braktisur në Teksas

Të paktën 46 persona, që besohet se janë emigrantë u gjetën të vdekur në një kamion të braktisur në periferi të San Antonio, Teksas.

Një zyrtar zjarrfikës tha se 16 persona, përfshirë katër fëmijë u dërguan gjithashtu në spital.

“Ata kishin familje…dhe po përpiqeshin të gjenin një jetë më të mirë”, tha kryebashkiaku i San Antonio, Ron Nirenberg.

“Nuk është asgjë më pak se një tragjedi e tmerrshme njerëzore.”

San Antonio, i cili është 250 km (150 milje) nga kufiri SHBA-Meksikan, është një rrugë kryesore tranziti për kontrabandistët e njerëzve, shkruan BBC.

Trafikantët e qenieve njerëzore shpesh përdorin kamionë për të transportuar emigrantë pa dokumente, pasi i takojnë në zona të largëta pasi të kenë arritur të kalojnë në Shtetet e Bashkuara./21Media

Back to top button