Drejtori i shkarkuar i FBI-së dëshmon para Kongresit

“Presioni nga Trampi”

Drejtori i shkarkuar i FBI-së, James Comey, do të dëshmojë sot para Kongresit për, siç është thënë, presionin nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Në një dëshmi me shkrim, Comey ka thënë se Trump i ka kërkuar atij të ndalojë hetimet mbi ish-këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare, Michael Flynn.

Flynn ka dhënë dorëheqje në muajin shkurt, për shkak të kontakteve të tij me zyrtarët rusë.Comey po ashtu ka thënë se presidenti Trump e ka cilësuar hetimin e çështjes ruse si “një re” mbi të./21Media

Back to top button