48 orë ndalim policor për personin që therri me thikë gruan e tij

 

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje ka arrestuar një person, i cili dyshohet se kishte goditur me mjet të mprehtë (thikë) gruan e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Skënderaj, dje rreth orës 05:00.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit i është caktuar  masa e ndalimit policor për 48 orë.

Rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button