49 pacientë po marrin trajtim mjekësor në ShSKUK, 14 me oksigjeno-terapi 

49 pacientë janë në trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, prej tyre 23 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 26 post-Covid, ndërsa me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë.
Kështu ka informuar sot Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, i cili ka informuar se në Mjekim Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka asnjë pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient post-covid./21Media

Back to top button