Aksidenti i autobusit nga Kosova, udhëtarët u nisën për në Slloveni

Një autobus i “Zhitia Turist” me udhëtarë nga Kosova mbrëmë është rrotulluar në afërsi të Krushevcit, derisa sot kompania bëri të ditur se pasagjerët që ishin në autobusin kur ndodhi aksidenti tashmë janë rrugës për në Slloveni.
“Falenderojmë Zotin që nuk kishte lëndime serioze, pasagjerët që ishin në autobusin kur ndodhi aksidenti tashmë janë rrugës për në Sloveni.”, u shkrua në faqen e “Zhitia Turist”.
Nga ky aksident disa prej udhëtarëve kanë marrë lëndime të lehta.
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar i tyre ka udhëtuar drejt vendit të ngjarjes, teksa ka informuar se 9 udhëtarë kanë pësuar lëndime.
“Sipas informatave të para, janë 9 udhëtarë të lënduar në spital dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit. Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë. Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident”, është bërë e ditur ndër të tjera në komunikatën e Qeverisë./21Media

Back to top button