5 të rinj bllokohen në dëborë në Malësi të Madhe

Forcat e policisë së ndërhyrjes së shpejtë Shkodër dhe shërbimet e komisariatit të policisë së Malësisë se Madhe, prej 2 orësh kanë nisur një operacion shpëtimi në Fushe të Zezë.
Operacioni u zhvillua 20 km në veri të Razmës së Malësisë së Madhe, ku kanë mbetur të bllokuar në borë 5 të rinj nga Bjza e Kastratit, të cilët kishin shkuar për të rrëshqitur me ski.
Para një ore dy grupet e ndërhyrjes se shpejtë kanë mbërritur në Razëm dhe nisur marshimin ne këmbë për në vendin ku kanë mbetur të rinjtë.
Policia i duhet të ecë në këmbë së paku 20 km nëpër rrugë malore. Lajmi i mirë është se policia ka mundur të hyjë në kontakt me të rinjtë duke komunikuar me celular./oranews

Back to top button