5 të vdekur dhe 187 raste të reja me koronavirus

 

5 persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 187 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.944 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 2 raste (77, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (87 vjeç), Pejë 1 rast (86 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 105.375 raste nga 536.708 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.178 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 456 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.630 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.567./21Media

456 TË SHËRUAR DHE 187 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Saturday, 1 May 2021

Back to top button