Qytetarët po lënë shenjë në monumentin NewBorn

 

Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit, simboli i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, “NewBorn” sërish po ndryshohet.

Qytetarët po i përgjigjen ftesës që përmes shuplakave të tyre të lënë shenjë në monumentin “NewBorn” duke u treguar botës se janë të njëzëshëm për sakrificën dhe flijimin e të gjithë atyre qe dhanë jetën që ne të jetojmë në paqe.

Përmes këtij koncepti të NewBorn-it tregohet respekti, dashuria dhe përkrahja e luftës. Në këtë mënyrë në fund monumenti “NewBorn” do të ketë pamjen e uniformes se ushtrisë sonë të krijuar nga duart e vet qytetareve./21Media 

Back to top button