5 të vdekur nga aksidenti në rrugën Sarandë – Gjirokastër

Nga aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Sarandë- Gjirokastër në Shqipëri, kanë humbur jetën 5 persona.
Raportohet se në makinën që ka përfunduar në kanal nga 25 metra lartësi ishin 5 persona, ku asnjëri prej tyre nuk ka mundur të mbijtojë.
Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimave.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30, në vendin e quajtur Qafë Muzinë. Mësohet se furgoni ishte nisur nga Saranda për në Gjirokastër, dhe kishte edhe 100 metra për të arritur në destinacion.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërkohë që zjarrfikësit ka mbërritur në vendngjarje, për në vendin e ngjarjes është nisur dhe policia./oranews

Back to top button