Takohen krerët e shtetit, flasin për politikën e jashtme

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla kanë zhvilluar sot një takim.
Në këtë takim është diskutuar për politikën e jashtme. Për portalin rtv21.tv këtë e ka bërë të ditur këshilltari për Media në zyrën e presidentes Osmani, Bekim Kupina,
“Është takim i zakonshëm koordinues për politikën e jashtme ndërmjet Presidentes, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave”, ka thënë Kupina./21Media

Back to top button