5 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë konfirmuar 995 raste të reja me COVID-19, nga 5 mijë e 613 testime të kryera.
Ndërsa 5 qytetarë kanë humbur betejën me virusin. Tre qytetarë nga Tirana 64 vjeç, 67-vjeç dhe 76-vjeç, një qytetare nga Vlora 64 vjeç dhe një qytetare nga Lezha 68-vjeç.
Gjatë 24 orëve janë shëruar 1 mijë e 10 qytetarë.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 158 mijë e 431 raste pozitive, prej tyre 143 mijë e 279 janë shëruar, 12 mijë e 599 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2 mijë e 553 pacientë./21Media

Back to top button