Kë fyen Zayn Malik në këngën e re?

Këngëtari me famë botërore, Zayn Malik, së fundmi ka publikuar një këngë, e cila në përmbajtje ka edhe fjalë fyese ndaj personave të caktuar.
E nis me Simon Cowell, “Glad we left the Syco”, e vazhdon deri te Mbretëresha “She gon’ knight em for their violence” dhe e përfundon me Kanye West, “Kanye beat him by farting”.
Çfarë e shtyu 28 vjeçarin të qaset në këtë mënyrë?
Zayn ka qenë pjesë e grupit të muzikes, One Direction, i cili krijua nga Simon Cowell, pos Zayn, pjesë e grupit kanë qenë edhe Liam Payne, Harry Styles, Louis Tomlinson dhe Niall Horan.
Kujtojmë se, Zayn ka disa vjet që po punon këngë solo, të cilat i kanë rezultuar shumë të suksesshme./21Media

Back to top button