5 viktima e 154 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

 

Në 24 orët e fundit u shënuan 5 viktima dhe 154 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri.

Shqetesuese mbetet edhe situata e të shtruarve në spital.

Aktualisht në spitalin infektiv dhe atë ‘Shefqet Ndroqi’, ndodhen të shtruar 114 pacientë, 19 prej të cilëve në terapi intensive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.

5 viktima – Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci.

154 raste të reja – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 643 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 154 persona janë konfirmuar positive me Covid19.

64 të shëruar – Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3,616, që nga fillimi i epidemisë.

114 pacientë të shtruar – Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.

COVID-19 – Statistika (13 Gusht 2020)

Testime totale            48319

Raste pozitive               6971

Raste të shëruara         3616

Raste Aktive                   3142

Humbje jete                   213 (Qarku Tiranë 104, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1717

Durrës                  377

Shkodër               273

Fier                        134

Lezhë                    122

Vlorë                     115

Korçë                    111

Kukës                    92

Elbasan                 84

Berat                     48

Dibër                     38

Gjirokastër         31./oranews

Back to top button