Ambasadori i Turqisë e vlerësoi të rëndësishëm krijimin e Gjykatës Komerciale

 

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot e ka njoftuar ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar për nismat e ndërmarra gjatë mandatit të tij, përfshirë agjendën legjislative, themelimin e Gjykatës Komerciale si dhe prioritetet të cilat synon t’i realizojë për fuqizimin e sundimit të ligjit.

Ambasadori Sakar, gjatë takimit me ministrin Selimi, siç ka informuar ministria, e ka vlerësuar si shumë të dobishme dhe të rëndësishëm krijimin e Gjykatës Komerciale, e cila sipas tij do të dërgojë mesazh tejet pozitiv te investitorët e huaj.

Sakar po ashtu, e ka falënderuar ministrin Selimi për gatishmërinë për të fuqizuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, duke ri-konfirmuar se shteti i Turqisë do të vazhdojë ta mbështes Republikën e Kosovës dhe institucionet e saj në çdo proces me rëndësi./21Media

Back to top button